KATAR 2022 | Australia e eliminon Danimarkën, i bashkohet Francës në 1/8 - NACIONALE

KATAR 2022 | Australia e eliminon Danimarkën, i bashkohet Francës në 1/8

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Australisë kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D.

Franca u befasua në fakt nga Tunizia, kombëtare e cila ia doli ta mposht me rezultat minimal 1:0.

Tunizia e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë Nader Ghandri, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj, Franca mori lojën në dorë duke rrezikuar për Kinglsay Coman, mirëpo nuk ia doli ta konkretizojë.

Prandaj, meqenëse asnjëra skuadër nuk i finalizoi aksionet, rezultati i kësaj pjese doli të jetë 0:0.

Në pjesën e dytë, ishte Tunizia që kaloi në epërsi përmes Wahbi Khaziri që pas një veprimi solo arriti të driblojë mes dy futbollistëve dhe pastaj e dërgoi topin në rrjetë.

Pas kësaj, përzgjedhësi Didier Deschamps inkuadroi yjet si Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele, të cilët ishin të pafuqishëm ta ndryshonin situatën.

Në fakt, Franca në kohën shtesë Antoine Griezmann, ia doli ta barazojë rezultatin me një goditje të bukur vollej (90+8'), por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pavarësisht kësaj humbje, Franca avancon si lider me gjashtë pikë nga grupi D, derisa Tunizia e mbyll këtë fazë grupore si pozitë e tretë me katër sosh.

Në anën tjetër, Australia befasoi Danimarkën duke i eliminuar nga Kupa e Botës.

Përballja mes danezëve dhe australianëve ishte mjaft interesante, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 0:1.

Danimarka fillimisht e nisi mjaftë mirë duke pasur disa raste të shkëlqyeshme përmes Mathias Jensen dhe Joakim Maehle, por që nuk i finalizuan.

Heroi i Australisë rezultoi të jetë Mathew Leckie i cili pas një kundëraksioni të shpejtë, la të shtangur mbrojtjen mysafire duke mposhtur në fund edhe portierin (60').

Kështu me këtë fitore, Australia kualifikohet si pozitë e dytë me gjashtë pikë, derisa Danimarka e mbyll si pozitë e fundit me vetëm një pikë.

Franca në raundin tjetër do të përballet me pozitën e dytë që kualifikohet nga grupi C, derisa Australia me liderin e po atij grupi.

Lajme të ngjashme