KATAR 2022 | Argjentinë – Poloni për një vend në mesin e 16 më të mirëve në Botëror
Argjentina dhe Polonia do të përballen në një ndeshje vendimtare për fatin e tyre në Kupën e Botës, me Lionel Messi dhe Robert Lewandowskin që do të kërkojnë t’u ndihmojnë kombëtareve të tyre t’i mbajnë gjallë shpresat për lavdi në Katar.
Polonia dhe Argjentina janë të parat në Grupin C, pas fitoreve kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës, përkatësisht, të shtunën.
Këto dy kombëtare takohen në ndeshjen vendimtare të grupit sot në mbrëmje, që nënkupton se ka shumë mundësi që ose Lionel Messi ose Robert Lewandowski të mbesin jashtë Botërorit.
Polonisë i mjafton barazimi për të kaluar tutje, derisa Argjentina do ta kalojë grupin nëse fiton. Të dy këto kombëtare kalojnë në mesin e 16 më të mirëve nëse të dy ndeshjet e grupit përfundojnë me barazim.
Arabia Saudite do të kalojë tutje nëse e mposhtë Meksikën.
Meksikës i duhet ta mposhtë Arabinë Saudite për të pasur çfarëdo shprese për të kaluar tutje. Ajo do ta kalojë grupin nëse fiton dhe nëse Polonia e mund Argjentinën.
Dy ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupin C zhvillohen në orën 20:00.
Grupi D
Në Grupin D, Franca tashmë e ka siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirëve, por tri skuadra të tjera janë ende në garë për kualifikim.
Francës do t’i mjaftojë barazimi me Tunizinë për ta siguruar vendin e parë në grup.
Të tri ekipet e tjera në këtë grup kanë shansin të kualifikohen bashkë me të kaltrit.
Australia do të kalojë tutje nëse e mund Danimarkën, por një barazim këtu do t’ia mundësonte Tunizisë ta sigurojë vendin e dytë nëse fiton ndaj Francës.
Danimarka duhet të fitojë për të pasur shanse të kalojë në mesin e 16 më të mirëve.
Nëse Danimarka dhe Tunizia i fitojnë ndeshjet e tyre, atëherë goldallimi do të vendosë se kush kualifikohet.
Dy ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupin D zhvillohen në orën 16:00.