Kapiteni i Bayern Munich detyrohet të kërkojë falje pasi shkaktoi një përplasje
Kapiteni i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka kërkuar falje pasi shkaktoi një përleshje në fushë pas ndeshjes që skuadra e tij e fitoi ndaj Freiburgut të shtunën.
Liderët e ligës e mposhtën Freiburgun me golin e shënuar nga Matthijs de Ligt në minutën e 51-të në një përballje vendimtare të Bundesligës të shtunën. Me Bayernin që mori hakmarrjen e tyre për eliminimin nga DFB Pokal nga të njëjtët kundërshtarë gjatë mesjavës.
.jpeg?format=jpg)
Përplasja shpërtheu pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit pasi Joshua Kimmich, i cili barti shiritin e kapitenit, u drejtua drejt tifozëve të Freiburgut dhe festoi para tyre në një mënyrë mosrespektuese.
.jpeg?format=jpg)
Lojtarët e Freiburgut u përballën menjëherë me Kimmich dhe Michael Gregoritsch madje e shtyu lojtarin. Kapiteni i Bayernit u shoqërua përfundimisht nga fusha.
Megjithatë, pas ndeshjes, Kimmich kërkoi falje teksa fliste për AZ, ndërsa tha: "Kishte shumë emocione, humbëm shumë raste. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Kupa ishte diçka e thellë për të pranuar humbjen. I thashë vetës çohu, se nuk ke pse ta bësh. Mund ta shikosh në çfarëdo aspekti, ishte sjellje josportive."
.jpeg?format=jpg)
Kjo ishte fitorja e dytë e Bayern Munichut në ligë që kur Thomas Tuchel zëvendësoi Julian Nagelsmann në krye. Liderët e ligës tani kanë dy pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit, që po ashtu mori një fitore vendimtare.
Skuadra e Tuchel do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 11 prill, aty ku do të jetë prova e vërtetë për trajnerin gjerman.
