Kane pritet të qëndrojë te Tottenhami pasi edhe oferta e tretë e Bayernit u refuzua - NACIONALE

Kane pritet të qëndrojë te Tottenhami pasi edhe oferta e tretë e Bayernit u refuzua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi anglez, Harry Kane, raportohet se është i gatshëm të qëndrojë te Tottenham Hotspur, pasi edhe oferta e tretë e Bayern Munich u refuzua së fundmi nga Daniel Levy.

Tottenhami thuhet se ka rrëzuar ofertat prej dhe 80 dhe 90 milionë euro nga Bayerni për kapitenin e Anglisë, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024, përpara se oferta e fundit e skuadrës së Bundesligës prej 100 milionë euro të refuzohej gjithashtu të hënën. Tani, Evening Standard pretendon se 30-vjeçari po përgatitet të qëndrojë te Spurs për sezonin e ardhshëm pasi ai është impresionuar nga filozofia e trajnerit të ri Ange Postecoglou dhe ka shijuar stërvitjen nën drejtimin e australianit.

Harry Kane Tottenham 2023

Bayern thuhet se po shqyrton nëse do të bëjë një ofertë të përmirësuar për Kane, por propozimi i tyre më i fundit u kuptua se ishte ende pak më i vogël se vlerësimi i klubit të Londrës veriore për golashënuesin e tyre. Kane e ka bërë të qartë se dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet deri në fillim të sezonit, i cili fillon këtë fundjavë dhe nëse nuk ka zhvillime, ai ka të ngjarë të fillojë kundër Brentford të dielën nga minuta e parë.

Harry Kane Tottenham 2023

Mbetet për t'u parë nëse Kane do të nënshkruajë një kontratë të re pasi thuhet se refuzoi propozimet për zgjatje kontrate nga Tottenham në fillim të kësaj vere.

Lajme të ngjashme