“Kanë pikë si të çmendur”, Klopp thotë se Man Utd është në garë për titull - NACIONALE

“Kanë pikë si të çmendur”, Klopp thotë se Man Utd është në garë për titull

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp beson se Manchester United është në garë për titullin e Premierligës derisa shtoi se është shaka nëse nuk e sheh si kandidat Cityn.

“Reds” vazhduan me fitore duke mposhtur me rezultat 0:2 Sheffield Unitedin, derisa City bëri një hap fals duke pësuar nga Aston Villa.

Klopp thotë se Man Utd mbetet në garë për titull ani pse e kanë nisur në mënyrën më të keqe.

“Do të shohim, por nëse dikush thotë që City s’është në garë atëherë është shakaja më e madhe në historinë e futbollit, vërtetë nuk ka kuptim”.

Sigurisht Arsenal po lufton, kishin një eksperiencë ndaj Lutonit si ne me Fulhamin disa ditë më parë, ndihemi mirë”.

Por pastaj duhet të luash ndeshjen tjetër dhe nis sërish 0:0, jo 4:3 dhe nuk mund të shënosh një gol të vonshëm dhe ta marrësh në lojën tjetër”.

Aston Villa janë të jashtëzakonshëm, United është aty. Nuk po luajnë futbollin që e duan të gjithë, mediat apo kush do, por ka argumente”.

“Por, kanë pikë si të çmendur! Pastaj Chelsea, nuk jam i sigurt nëse po vijnë, pra janë këso gjërash”.

Duhet të jesh më fat t’i kalosh gjërat e vështira, me lëndime sidomos prandaj nuk e di si do të përfundojmë”.

Liverpool renditet në pozitën e dytë në tabelë, duke qenë dy pikë prapa Arsenalit.

Lajme të ngjashme