KATAR 2022 | Kane për penalltinë e humbur: Do të dhemb gjithmonë
Ylli dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur pas ndeshjes ku kombëtarja e tij humbi në çerekfinale nga Franca me rezultat 2:1. Sulmuesi i Tottenham Hotspurit kishte mundësinë që ndeshjen të paktën ta çonte në vazhdime, por dështoi të shënonte nga penalltia e dytë në takim, pak minuta pa përfunduar koha e rregullt dhe vetë sulmuesi thotë se kjo do të dhemb.
Kane barazoi për Anglinë nga penalltia në pjesën e dytë, pasi Aurelien Tchouameni kaloi Francën në avantazh në minutën e 17-të. Menjëherë pasi Olivier Giroud riktheu epërsinë e ekipit të tij, gjashtë minuta më vonë Mason Mount nxori penallti, me Kane që pati mundësinë të shënonte përsëri nga pika e bardhë por përpjekja e tij e dytë shkoi shumë lart.


Duke folur për ITV pas ndeshjes, Kane tha: "Unë jam gjithmonë dikush që përgatitet nëse marr një apo dy penallti në lojë. Unë gjithmonë kam një ide se çfarë dua të bëj. Nuk mund ta fajësojë vetën për përgatitjen time ose diçka të tillë. Ishte vetëm ekzekutimi i keq. I pari ishte i mrekullueshëm, dhe i dyti thjesht nuk e godita siç doja.
"Kjo është diçka që do të më duhet të pranojë. Do të dhemb gjithmonë me siguri. E gjithë loja do të dhemb sepse kishim besim të plotë në atë që po përpiqeshim të arrinim. Si kapiten, unë do ta pranoj atë, por nuk mund të jem më shumë krenare për djemtë”, tha për fund kapiteni anglez.
Penalltia e parë e Kane ishte goli i tij i 53-të ndërkombëtar, pasi ai barazoi numrin më të madh të golave të Wayne Rooney për Tre Luanët.
Harry Kane has equalled Wayne Rooney’s record for the most goals scored in the history of the England men's national team:
— Squawka (@Squawka) December 10, 2022
◎ 80 caps
◉ 53 goals
Arise, Sir Harry.#FIFAWorldCup pic.twitter.com/8W6zhoMcM4
Kane do të ketë dy javë pushim pasi të vihet në aksion për Tottenham Hotspur në Premierligë kundër Brentford më 26 dhjetor.

