"Kane do ta refuzojë Man Unitedin dhe të rinovojë me Tottenhamin" - NACIONALE

"Kane do ta refuzojë Man Unitedin dhe të rinovojë me Tottenhamin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand mendon se Harry Kane do ta refuzojë kalimin në "Old Trafford" dhe të nënshkruajë një kontratë të re me Tottenhamin.

29-vjeçari është duke vazhduar me formën e shkëlqyeshme këtë sezon duke shënuar deri më tani 17 gola në Premierligë, derisa së fundmi asistoi në fitoren 2:0 ndaj West Hamit.

Kontrata e anglezit skadon në vitin 2024 dhe tani ka vëmendjen e gjigantëve evropianë si Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Chelsea, por Ferdinand mendon se ai do të qëndrojë në Londër.

"Nëse do të vendosja bast, do të thosha se Harry Kane do të qëndrojë te Spurs dhe do ta synojë atë rekordin golashënues".

I pyetur nëse ai rekord do t'i mjaftonte Kane edhe nëse Tottenham nuk fiton trofe, Ferdinand shtoi: "Për shumë njerëz nuk mendoj se do të ishte mjaftueshëm, por të gjithë kanë mendimet e tyre".

"Unë dua që ai të vjen dhe të na tregojë në mënyrë që të jemi në dijeni se çfarë ai dëshiron. Por sërish është biznes. Nëse thotë "Dua të jem lojtar i Spurs", atëherë kryhet".

"Duhet ta respektosh dhe të presësh që ai të luajë ndeshjen e radhës. Por nëse ai rinovon, unë e dua një shpjegim".

Anglezi ka shënuar 267 gola në të gjitha garat te Tottenham, një më shumë se Jimmy Greaves që ishte golashënuesi më i mirë i klubit dhe tani synon rekordin e gjatë të Alan Shearer si golashënuesi numër një në Premierligë me 260 gola, me Kane që ka 200 gola në përgjithësi.

Lajme të ngjashme