‘Kampioni i shkarkimeve’ largohet nga Ferizaj, shumë premtime por pa rezultate - NACIONALE

‘Kampioni i shkarkimeve’ largohet nga Ferizaj, shumë premtime por pa rezultate

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ismet Munishi erdhi në krye të FC Ferizajt me shumë bujë. Ai aty kishte kohën e duhur për të krijuar skuadrën siç dëshironte dhe premtimet e fjalët e mëdha nuk munguan në fillim nga trajneri më i shkarkuar në Kosovë. Tani, vetëm nëntë javë pasi ka filluar Liga e Parë e Kosovës, ai është pa detyrë.

Ferizaj ra nga Superliga sezonin e kaluar, për të vazhduar garat në Ligën e Parë grupin B në sezonin 2023/2024.

Shumë shpejt klubi angazhoi trajnerin Ismet në krye të saj, për t’u përgatitur mirë, në mënyrë që të mos e kenë problem inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ardhshëm.

Me t’u prezantuar nga klubi, fjalët e para të tij, synonin diçka të madhe: 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐨𝐣𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐢𝐠𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐞̈, 𝐣𝐚𝐦 𝐢 𝐛𝐢𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠𝐞̈𝐬. 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳, 𝐧𝐞 𝐞 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠𝐞̈𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐟𝐞̈𝐫𝐭”.

No photo description available.

Evropa anash, por ai për nëntë javët e para ishte shumë larg edhe skuadra konkurruese në Ligën e Parë, siç janë Ulpiana, Prishtina e Re apo edhe Vjosa.

Këta të fundit e mposhtën në ndeshjen e fundit dje, me rezultat 2:1, me Ferizajn që u shkëput nga tri vendet e para sadopak.

Munishi i njohur për temperamentin e tij, shpërtheu pas kësaj ndeshje duke fajësuar gjyqtarin dhe fushën për një rezultat të tillë.

“Në shekullin 21 me lujtë në këso batanije futboll edhe me kësi referimi, është turpi më i madh i botës që mundet me ekzistu, domethënë kjo është deklarata ime. Me lujtë kësi fushe edhe kësi referimi, është turpi më i madh i botës që ekziston.”

As 24 orë nga kjo humbje dhe erdhi lajmi për largimin e tij nga detyra e trajnerit te Ferizaj.

Në deklaratën e klubit, shkruhet se trajneri Ismet Munishi, ka dhënë dorëheqje dhe jo si rëndom që ishte shkarkuar nga skuadrat tjera.

Që nga fillimi i punës si trajner, ai ka qenë në krye të 10 skuadrave kosovare, me Vëllaznimin që e ka udhëhequr në dy raste të ndryshme, ndërsa ka fituar vetëm një trofe, atë të Superligës së Kosovës me atëkohë Llamkos Kosova, që tani njihet si FC Vushtrria.

Lajme të ngjashme