Kampioni i Kosovës Ballkani udhëton në Gjibraltar për t’u përballur me Lincoln Red Imps, synohet play-offi - NACIONALE

Kampioni i Kosovës Ballkani udhëton në Gjibraltar për t’u përballur me Lincoln Red Imps, synohet play-offi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Kampioni i Kosovës, Ballkani, e zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj kampionit të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, me ndeshjen e parë që ‘Xhebrailat’ e fituan 2:0 në Fadil Vokrri.

Ballkani e dominoi takimin e parë, duke krijuar raste të shumta, por që lanë për të dëshiruar në konkretizim, gjë që lojtarët dhe trajneri i skuadrës kosovare ishin në dijeni se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë për ndeshjen e sotme.

Meriton Korenica shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e 59-të, ndërsa Lorenc Trashi shënoi një gol të jashtëzakonshëm vetëm tre minuta pas, për t’i dhënë të paktën një qetësi skuadrës së Ballkanit për ndeshjen e kthimit.

‘Xhebrailat’ sot në Gjibraltar shkojnë për ta mbrojtur rezultatin prej dy golave në epërsi, që do t’ua mundësonte atyre kalimin në fazën e fundit kualifikuese, atë të play-offit.

Skuadra e Ilir Dajës cilësohet favorit absolut nga të gjitha anët edhe për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Victoria Stadium me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë se në rast të kualifikimit në play-off, Ballkani me shumë gjasë për kundërshtar do ta ketë Bate Borisovin, e cila pësoi humbje me rezultat të thellë në kualifikimet për Ligë të Evropës nga Sheriff Tiraspol.

Lajme të ngjashme