Ballkani 'bombardon' Lincolnin me dy gola të shpejtë, Trashi e Korenica të jashtëzakonshëm (VIDEO) - NACIONALE

Ballkani 'bombardon' Lincolnin me dy gola të shpejtë, Trashi e Korenica të jashtëzakonshëm (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë ndaj Lincoln Red Imps, në ndeshjen që po zhvillohet në Fadil Vokrri në kuadër të kualifikimeve të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Zhvillohej minuta e 60-të kur Nazmi Gripshi asistoi për mrekulli në zonë, e Meriton Korenica shënoi në mënyrë të jashtëzakonshme për ta çuar Ballkanin në epërsi 1:0.

Pak minuta më pas, saktësisht në minutën e 62-të, Lorenc Trashi shënoi një gol shumë të bukur nga distanca për ta çuar rezultatin në 2:0.

Kujtojmë se pas një jave Ballkani zhvillon ndeshjen e kthimit në Gjibraltar, për të kërkuar kualifikimin në play-off.

Lajme të ngjashme