Kampionati Botëror sipas dy gazetarëve që nuk e shikojnë futbollin - NACIONALE

Kampionati Botëror sipas dy gazetarëve që nuk e shikojnë futbollin

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Përtej analizës së lojë së futbollit që mund t’i lexoni, shikoni e dëgjoni nga ekipi i sportit në Nacionale, ky podcast është një bisedë mes një gazetari dhe gazetareje të cilët nuk janë fansa të futbollit. Bile e shohin problematik si sport. Por edhe më problematike se futbolli, mbetet organizimi i Kupës së Botës në këtë sport, në një vend shumë problematik, sikurse Katari. Punëtorët emigrantë që vdiqën në Katar, mungesa e birrës për fansat e futbollit, një kontratë e dështuar me një kompani birre, dhe shkelja e të drejtave të grave në këtë shtet dhe komunitetit LGBTQ+ janë disa prej temave të diskutuara në këtë podcast për Kupën e Botës. Dëgjoni bisedën mes Vullnet Krasniqit dhe Anita Nikajt.

Lajme të ngjashme