“Kam shumë dhimbje”: Lëndohet Mbappe, rrezikon të mos jetë i gatshëm kundër Bayernit
PSG është në ankth, pasi ylli i ekipit, Kylian Mbappe, u lëndua në ndeshjen e sontme në kampionat undër Montpellier, e cila u fitua 3:1 në udhëtim. Mediet franceze raportojnë se sulmuesi 24-vjeçar mund ta humbë ndeshjen e parë në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.
Një ndërhyrje që pësoi nga Leo Leroy e detyroi Kylian Mbappen që të largohej nga loja, në ndeshjen e sontme kampionale kundër Montpellier.
Ylli francez u ankua me ta pranuar goditjen në gjurin e këmbës së majtë. Më pas filloi që të ndiente edhe dhimbje ne kofshën e prapme të këmbës.
Nuk vonoi shumë nga ai çast dhe Mbappe kërkoi nga stafi teknik i skuadrës së tij që të zëvendësohej sa më parë.
Sipas asaj që është dëgjuar në transmetim të drejtpërdrejtë nga mediumi francez “Canal +”, ai është dëgjuar duke i thënë stafit mjekësor në minutën e 19-të “kam shumë dhimbje”.
Për mikrofonin e po të njëjtit transmetues, pas fundit të ndeshjes vetë trajneri i skuadrës, Galtier, konfirmoi lëndimin e sulmuesit.
“Kylian ka pësuar një goditje në gju. Do të shohim...”, tha ai shkurtimisht. Sipas burimeve të përditshmes më të madhe franceze, “L’Equipe”, ekziston rreziku serioz që ai të mos mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në 1/8 e finales kundër Bayernit, e cila do të luhet pas trembëdhjetë ditësh.
Gjatë orëve në vijim stafi mjekësor i skuadrës parisiene do të bëjë ekzaminime tjera mjekësore, për ta vërtetuar akoma më mirë shkallën e lëndimit të beniaminit të tyre.
