Messi magjik - me teknikë të përsosur lë të fjetur portierin kundërshtar (VIDEO) - NACIONALE

Messi magjik - me teknikë të përsosur lë të fjetur portierin kundërshtar (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi shënoi një gol mjaft të bukur kundër Montpellier, në fitoren që PSG arriti ta sigurojë 3:1 në udhëtim.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, po vazhdon të shkëlqejë edhe në këtë vit të ri kalendarik. Ai u tregua i saktë duke shënuar në minutën e 72-të të ndeshjes, pas një pasimi që pranoi nga Ruiz. Ky ishte goli i nëntë (9) për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Ndeshja nisi në formë të përçudshme për kampionët në fuqi të Francës. Ishte Mbappe ai i cili në minutën e 10-të bëri dy huqje të rënda. Fillimisht goditi shtyllën nga pika e bardhë, e më pas me topin e kthyer goditi tejet dobët, duke e dërguar atë mbi trasversale.

Goli i epërsisë për mysafirët erdhi tek në minutën e 55-të përmes Ruiz, pasi u shërbye nga Ekitike. Ky gol i dha frymëmarrje skuadrës së drejtuar nga Galtier.

Më pastaj erdhi goli i Messit për 2:0. Atij iu kundërpërgjigj në minutën e 89-të Nordin. Për pak çaste u duk sikur ndeshja u rihap.

Sidoqoftë, deri në fund të ndeshjes PSG ia doli që ta rikthejë kapitalin prej dy golave. Hakimi shërbeu në minutën e 92-të për Zaire-Emery, ndërsa ky i fundit finalizoi mjaft bukur.

Pas dy ndeshjeve që nuk dinte për fitore, PSG iu rikthye shijes së tre pikëve, me këtë triumf që shënoi sonte, edhe pse pa bindur plotësisht.

Lionel Messi në këtë ndeshje luajti pa u zëvendësuar nga loja. Ai sërish tregoi një nivel mjaft të lakmueshëm të paraqitjes.

Pas pak më shumë...

Lajme të ngjashme