Kalvin Phillips i vendos ultimatum Man Cityt: Nëse situata s’ndryshon atëherë largohem - NACIONALE

Kalvin Phillips i vendos ultimatum Man Cityt: Nëse situata s’ndryshon atëherë largohem

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kalvin Phillips ende s’është dorëzuar qe të jetë titullar te Manchester City, por në rast që vazhdon situata e njëjtë deri në janar atëherë do të largohet.

27-vjeçari iu bashkua Man Cityt nga Leeds Unitedi verën e kaluar në një marrëveshje prej 40 milionë funteve, por nuk ka gjendje ta fitojë besimin e Pep Guardiolas.

Teknikut spanjoll nuk i ka pëlqyer forma e lojtarit, që ka ndikuar ta lërë titullar vetëm dy herë.

“90min” raporton se Phillips dhe përfaqësuesit e tij kanë shpresuar se situata mund të ndryshojë gjatë fazës parapërgatitore sidomos me largimin e Ilkay Gundoganit.

Sidoqoftë, suspendimi i Rodrit ia ka hapur “sytë” lojtarit pasi Guardiola preferoi që 18-vjeçari Rico Lewis të luante në pozitën e mesfushës duke i treguar haptas Phillips se është zgjedhja e tretë apo e katërt.

Kësisoj, mediumi anglez raporton se nëse brenda javëve të ardhshme Phillips mbetet në stol, atëherë gjatë janarit do ta kërkojë një skuadër të re.

Phillips gjatë verës u kërkua nga Bayern Munich dhe Liverpool por të dy ofertat lojtari i refuzua. Sidoqoftë, tani është hapur një “destinacion” i ri pasi Sandro Tonali pritet të suspendohet për disa muaj shkaku i basteve, kësisoj Newcastle United mund të tentojë ta huazojë deri në fund të sezonit.

Kuptohet gjithçka varet nga minutazha e lojtarit në javët në vijim, me Phillips që nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te “Magpies”.

Lajme të ngjashme