“Ka kontratë të gjatë”, agjenti i Onanas mohon kalimin e mundshëm te Chelsea
Agjenti i portierit Andre Onana, Albert Botines ka hedhur poshtë mundësinë që klienti i tij t’i bashkohet Chelseas.
Tash e disa muaj, po raportohet vazhdimisht se Chelsea e kërkon me patjetër Onanan dhe është duke provuar ta bindin për kalimin në “Stamford Bridge”, derisa kanë hapur edhe negociatat me Interin.
Sidoqoftë, agjenti i tij ka hedhur poshtë një mundësi të tillë duke deklaruar se Onana është i fokusuar vetëm te suksesi me “Neurazzurët”.
“Spekulimet në këtë fazë për transferime janë normale, por nuk preferoj të flas sepse është shumë herët dhe tani djali është i fokusuar vetëm në fushë”.
“Kemi kontratë pesëvjeçare me Interin. Ai ka edhe vite tjera në kontratë dhe është i fokusuar vetëm te Serie A dhe në finalen e Ligës së Kampionëve”.
“Ai ka kontratë të gjatë, mos u shqetësoni. Ai është tejet i lumtur, duke luajtur te skuadra më e fortë në Itali”, deklaroi ai.
Onana këtë edicion ka qenë fantastik me Interin duke iu ndihmuar të garojnë për top katërshe dhe sigurt në Ligën e Kampionëve, ku italianët kanë siguruar finalen.
Në finale, Interi do ta pret një sfidë tejet e vështirë ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në Stamboll, me saktësisht më 10 qershor.