Juventusi përfshin dy yje në ofertë për yllin e Napolit - NACIONALE

Juventusi përfshin dy yje në ofertë për yllin e Napolit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi është gati të ofrojë dy lojtarë drejt Napolit me shpresën për të mbyllur një marrëveshje për sulmuesin Giacomo Raspadori.

“Zonja e Vjetër” nuk është e kënaqur me mënyrën si po funksionon pozita e qendërsulmuesit, ku polaku Arkadiusz Milik s’ka zhvilluar këtë sezon asnjë minutë shkaku i një lëndimi në gju, ndërsa Dusan Vlahovic po shkon drejt largimit edhe si pasojë e problemeve me tifozë.

Drejtori sportiv Cristiano Guintoli raportohet se e ka bërë prioritet afrimin e sulmuesit rival të Napoli, Raspadori, me të cilin ka kontakte fantastike që kur e mori te Sassuolo.

Napoli megjithatë nuk do të jetë aq e hapur për negociata, kësisoj Juve pritet t’i tundojë me një ofertë që përfshin emrat si Danilo dhe Nicolo Fagioli, lojtarë të cilët s’i përshtaten sistemit të Thiago Mottas.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Napoli nuk pranon ta lejojë lojtarin të huazohet te rivali, mirëpo do të ishte i hapur për të dëgjuar marrëveshjen që do të përfshinte Danilon dhe mesfushorin e talentuar, i cili gjithashtu pëlqehet nga Conte.

Edhe pse marrëveshja nuk do të ishte e lehtë, marrëveshja mund t’i kënaqte tërë palët, përshirë Raspadorin që është i limituar në minuta shkaku i mospjesëmarrjes së Napolit në garat evropiane.

Përndryshe, Raspadori edhe ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si titullar te Napoli pasi para tij në pozitën e numrit nëntë ndodhën Romelu Lukaku e David Neres.

Lajme të ngjashme