Juventusi i shpejton negociatat për Ronald Araujon
Juventusi i ka shpejtuar negociatat për mbrojtësin e Barcelonës Ronald Araujo, me “Bianconerët” që po shpresojnë ta finalizojnë marrëveshjen në formë huazimi me opsion blerje.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Juve po përgatitet për bisedimet e reja me drejtuesit e Barcelonës, ngase janë të etur për t’i shpejtuar negociatat dhe kompletuar transferimin e parë në aspektin defansiv.
🚨⚪️⚫️ Juventus are insisting for Ronald Araujo deal with more contacts planned with Barcelona to speed up talks. He’s the main target as centre back.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 9, 2025
Benfica are still not opening the doors for Antonio Silva’s exit in January window at this stage. 🚫🇵🇹 pic.twitter.com/3Qh1QEC4Vf
Shkaku i lëndimeve të Gleison Bremer dhe Juan Cabal, si dhe Danilo që s’është pjesë e projektit, Juve me patjetër duhet të nënshkruajë me dy mbrojtës këtë muaj.
Juventusi po shpreson ta huazojë me opsion blerje Araujon, derisa te Barcelona preferojnë shitjen e përhershme ose huazimin me obligim blerje.
Në anën tjetër, as agjenti i Araujos nuk e ka mohuar mundësinë që uruguaiani t’i bashkohet Juventusit këtë muaj.
Juventusi gjithashtu po punon me agjentin Jorge Mendes për transferimin e Antonio Silvas së Benficas, mirëpo skuadra portugeze nuk dëshiron ta shet yllin e tyre në janar.