Juventusi i ofron kontratë të re Adrien Rabiotit
Gjiganti italian Juventus i ka ofruar kontratë të re mesfushorit Adrien Rabiot, i cili me situatën aktuale do të bëhet agjent i lirë në verë.
“Bianconerët” ia kanë bërë me dije francezit se është i rëndësishëm në skuadër edhe me trajnerin e ri Thiago Motta (ende s’është zyrtarizuar), andaj duan që të vazhdojë qëndrimin në Itali.
Gazetari Giovanni Albanese ka raportuar se Motta dhe Rabiot kanë lidhje të shkëlqyer, dhe që trajneri i ri i Juves është në kontakte të vazhdueshme me ish bashkëlojtarin, duke qenë se luajtën së bashku në PSG.
Juventusi tashmë ka bërë ofertë zyrtare prej dy viteve, me opsion për një tjetër, të cilën mund ta aktivizojë Rabioti nëse i arrin disa qëllime specifike.
Një tjetër pikë e marrëveshjes është që Juve ta bëjë Rabiotin kapiten sapo Danilo të largohet.
La proposta di rinnovo della #Juventus per #Rabiot è di 2 anni più opzione di rinnovo per un terzo che - a determinate condizioni - scatta in automatico.
— Giovanni Albanese (@GiovaAlbanese) June 2, 2024
Rabiot nuk ka biseduar me klube tjera dhe gjiganti italian është në dijeni të kësaj situate, mirëpo agjenti njëkohësisht nëna e tij dëshiron ta bëjë lojtarin më të paguar në skuadër, me Juven që është gati të ofrojë deri në 9 milionë euro për sezon.
Juve është optimste se do ta mbyllin marrëveshjen sidomos me pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube, ndërsa besojnë se me rinovimin e francezit atëherë vetëm edhe transferimi i Teun Koopmeiners do të ishte i mjaftueshëm.