Juventusi fiton me rezultat komod ndaj Udineses
Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, Juventusi ka triumfuar ndaj Udineses 2:0, në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Zonja e Vjetër pësoi humbje në Ligë të Kampionëve nga Stuttgarti, teksa barazoi në dy ndeshje radhazi në elitën italiane të futbollit.
Skuadra e Thiago Mottas u kthye te fitoret, duke triumfuar 2:0 në një udhëtim të vështirë te Udinese.
Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht ishte një autogol i portierit Okoye në minutën e 19-të për rezultatin 1:0.
18 minuta më vonë, Savona shënoi për 2:0.
Deri në përfundim të takimit nuk pati më ndryshim në rezultat, me Juventusin që e kontrolloi tërësisht takimin.
Me këtë fitore, Zonja e Vjetër, gjendet në vendin e tretë në Serie A me 21 pikë, aq sa ka Interi në vendin e dytë, por këta të fundit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.