Juventusi e fiton Kupën e Italisë, triumfon me rezultat minimal ndaj Atalantës
Juventusi me një gol të hershëm ka shënuar fitore ndaj Atalantës, duke fituar Kupën e Italisë për herë të 15-të në histori të klubit.
Pas një sezoni jo shumë të mirë në Serie A, me renditjen momentale në vendin e katërt, skuadra e Massimiliano Allegrit ka shpëtuar sezonin e saj me një triumf në Kupën e Italisë.
Përballja në Olimpico kishte dy ngjyra, me Atalantën që dominoi me raste të krijuara dhe posedim, ndërsa Juventusi me raste në drejtim të golit, ndonëse ishin të vogla.
Goli i vetëm i takimit u shënua herët, qysh në minutën e katërt, me sulmuesin serb Dusan Vlahovic që realizoi për 1:0.
KSKSKSKSKSKS IL EST INÉVITABLE MONSIEUR DUSANITOOO VLAHOVIĆ 🤍🖤 pic.twitter.com/AncqfuxtZG
— 𝑫𝒂𝒎𝒊𝒆𝒏𝒉𝒐⁷ 🇮🇲 (@damienho_) May 15, 2024
I njëjti shënoi edhe një gol në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 73-të, por që u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, me vetëm Allegrin që mori karton të kuq, pasi bëri sjellje të pahijshme në drejtim të zyrtarëve.
Juventusi me rezultat 1:0 triumfoi ndaj Atalantës, kështu për ta fituar titullin e 15-të të Kupës së Italisë në histori të klubit, ndërsa kujtojmë që ata tashmë edhe matematikisht kanë siguruar një vend në Ligë të Kampionëve, pavarësisht rënditjes përfundimtare.