Juventusi e “demolon” Cagliarin në Kupën e Italisë
Juventusi ka shënuar fitore të thellë ndaj Cagliarit për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat 4:0, sfidë që e dominoi në të gjitha aspektet.
Dusan Vlahovic e zhbllokoi rezultatin në përfundimin e pjesës së parë pas një asistimi të Yildiz (44’).
Teun Koopmeiners pastaj dyfishoi epërsinë me një supergol nga gjuajtja e lirë (53’).
Për golin e tretë u përkujdes Francisco Conceicao me një gol të bukur (80’).
Kurse, fitoren në fund e vulosi Nicolas Gonzalez me një finalizim fantastik (89’).
Juventusi në çerekfinale do të ketë punë me Empolin.