Juventus "shkatërron" Salernitanan, kualifikohet në çerekfinale - NACIONALE

Juventus "shkatërron" Salernitanan, kualifikohet në çerekfinale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus është bërë skuadra më e fundit që ka avancuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar Salernitanan.

“Zonja e Vjetër” ishte fantastike duke shënuar fitore bindëse prej 6:1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me Chukwubikem Ikwuemesi që përfitoi nga një gabim amator për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (1’).

Sidoqoftë, pas kësaj Juventus mori plotësisht dominimin. Fillimisht dy talentët Andreas Cambiaso dhe Fabio Miretti bashkëpunuan për mrekulli, me këtë të fundit që u tregua i saktë (12’).

Ndërsa, ishte Cambiaso që përmbysi rezultatin me një goditje fantastike pas një asistimi perfekt (35’).

Juventus vazhdoi të dominojë në posedim, me Daniele Ruganin që u përkujdes për golin e tretë (54’).

Kurse ishte Dylan Bronn, i cili në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës (75’) për të gëzuar edhe më shumë "Bianconerët".

Juventus s'kishte aspak mëshirë duke realizuar edhe dy herë tjera deri në fund. Së pari talenti turk Kenan Yildiz realizoi një eurogol solo, ku dribloi për mrekulli dy futbollistë duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir (88'). Ndërsa, fitoren e vulosi amerikani Timothy Weah me një tjetër supergol nga distanca (90+1').

Juventus në çerekfinale do të përballet me Frosinonen, që e “demoloi” Napolin me rezultat 0:4.

Lajme të ngjashme