Juventus shënon fitore komode ndaj Sassuolos
Juventus ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Sassuolos, e vlefshme për xhiron e parë të Seria A.
"Zonja e Vjetër" triumfoi me rezultat 3:0, sfidë ku dominuan qysh nga minuta e parë.
Ishte sulmuesi Angel di Maria që realizoi një gol të bukur në debutim për t'i dhënë avantazhin gjigantit italian. Pas një harkimi të shkëlqyer nga Alex Sandro, argjentinasi me një goditje fantastike vollej e dërgoi topin në rrjetë (26') - VIDEO
Sassuolo pastaj rrezikoi me disa kundërzbritje që rezultuan në fund të pasuksesshme.
Në fundin e pesës së parë, Juventus fitoi një penallti pasi Ferrari bëri një ndërhyrje të rrezikshme brenda zonës duke dhe pas rishikimit të VAR-it, arbitri fishkëlloi për 11-metërsh.

Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte sulmuesi serb Dusan Vlahovic që gjuajti në mesin e portës (43'), rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë - VIDEO.
Fitoren e Juventusit e vulosi Vlahovic, që shënoi edhe golin e dytë personal pas një asistimi të bukur të Di Maria që përfitoi nga një gabim në mbrojtje (51') - VIDEO.
Tutje, dy skuadrat kishin raste të tjera edhe që ta ndryshonin rezultatin por që nuk i finalizuan.
Sassuolo provoi disa herë përmes Davide Frattesit, mirëpo portieri gjithmonë u gjend në vendin dhe kohën e duhur.
Kështu, Juventus merr tre pikët e para në kampionatin italian duke u ngritur në pozitën e dytë në tabelë, derisa Sassuolo qëndron në fund pa pikë.
Në xhiron e radhës, "Bianconerët" do të jenë mysafir i Sampdorias, derisa Sassuolo e pret Leece.