Juventus pajtohet me një barazim ndaj Bolognas
Juventus nuk ka arkëtuar më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Bolognas.
Pavarësisht dominimit, “Zonja e Vjetër” barazoi me rezultat 1:1 në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me Bolognan që kishte rastet më të rrezikshme.
Leçis Ferguson kaloi mysafirët në epërsi me një gol nga afërsia, ku pranoi një pasim të bukur dhe e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (24’) - VIDEO.
Juventus arriti ta barazojë rezultatin me Dusan Vlahovic mirëpo pas rishikimit të VAR-it rezultoi që serbi ishte në pozitë jashtë loje (52’).
Sidoqoftë, Vlahovic doli sërish në skenë 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt për të barazuar rezultatin - VIDEO.
Kësisoj, pas këtij barazimi Juve renditet në pozitën e katërt me katër pikë derisa Bologna ngrihet në pozitën e 14-të me një sosh.