Juventus ndalet nga Cagliari
Juventusi është ndalur në një barazim në shtëpi nga Cagliari.
Edhe pse “Zonja e Vjetër” ishte favorit i padiskutueshëm, nuk arritën më shumë se një pikë ndaj Cagliarit, sfidë që përfundoi me rezultat 1:1.
Juventusi ishte shumë herë më e mirë, duke kaluar në epërsi përmes Dason Vlahovic, që realizoi nga pika e bardhë (15’).
Vendasit kishin edhe disa raste tjera shënimi megjithatë nuk ia dolën t’i finalizonin.
Kur askush s’e priste, Cagliari fitoi një penallti ndërsa ishte Razvan Marin që u treguar plotësisht i saktë për ta barazuar rezultatin (88’).
Situata për Juventusin pastaj në minutat e fundit u përkeqësua shkaku që Francisco Conceicao mori kartonin e dytë të verdhë andaj edhe u përjashtua.
Juve tani renditet në pozitën e tretë pas shtatë xhirove me 13 pikë, derisa Cagliari ngjitët në vendin e 15-të me gjashtë sosh.