Juventus ndalet nga Atalanta
Juventus ka dështuar t’i fitojë pikët e plota në shtëpi ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.
“Bianconerët” bën paraqitje më të mirë, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:2.
Atalanta fillimisht kaloi në epërsi përmes Teun Koopmeiners që realizoi me një goditje fantastike pas asistimit të Mario Pasalic (35’).
Juve kishte disa raste që ta barazonte rezultatin, sidomos me Federico Chiesan, por dështoi nga afërsia.
Ishte Andrea Cambiaso që përfitoi nga asistimi perfekt i Weston McKennie për ta barazuar rezultatin (66’).
Vendasit pas goli veçse u motivuan, duke e përmbysur pastaj me Arkadiusz Milik që nuk dështoi përballë portierit mysafir (70’).
Sidoqoftë, Atalanta nuk u dorëzua dhe e barazoi prapë rezultatin. Këtë herë kapiteni shqiptar Berat Gjimshiti e gjeti të lirë Koopmeiners, që realizoi golin e dytë personal dhe atë që ia siguroi një pikë mysafirëve.
Kësisoj Juve tani renditet në pozitën e tretë me 58 pikë derisa Atalanta zë vendin e gjashtë me 47 sosh.