Juventus me mund triumfon ndaj Veronas, ngritët në top tre të Serie A - NACIONALE

Juventus me mund triumfon ndaj Veronas, ngritët në top tre të Serie A

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka shënuar një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Hellas Verona, në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

"Zonja e Vjetër" fitoi sfidën e vështirë ndaj Veronas me rezultat minimal 0:1.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar në pjesën e parë, me dy skuadrat që ndërtonin disa aksione të bukura por u mungoi finalizimi.

Rasti më i mirë padyshim ishte nga Pawel Dawidowicz, i cili ishte shumë pranë të shënonte një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, por që përfundoi jashtë rrjetës.

Në pjesën e dytë, Adrien Rabiot asistoi për mrekulli te qendërsulmuesi Moiese Kean, goditja e të cilit u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (61').

Një tjetër rast i dyshimtë ishte derisa zhvillohej minuta e 76-të, ku Verona kërkoi një penallti, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, u anulua.

E njëjta ndodhi edhe më vonë, kur Leonardo Bonucci bëri një ndërhyrje brenda zonës, ku u akordua penallti, por prapë ndërhyri VAR-i duke ndryshuar vendimin.

Kështu, Juventus arkëtoi pikët e plota dhe tani ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 28 pikë, 10 më pak se lideri Napoli. Ndërsa, Hellas Verona qëndron në fund me pesë sosh.

Në xhiron e radhës, Juventus do të përballet me Lazion, derisa Verona do ta pres Spezian. Ndeshjet do të zhvillohen pas tre ditëve.

Lajme të ngjashme