Juventus me mund triumfon ndaj Lecce
Juventus ka arritur me shumë mund t'i arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Lecce, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
"Zonja e Vjetër" e cila u eliminua nga Liga e Kampionëve edicionin e kaluar, ka shënuar fitore minimale 0:1.
Juventus dominoi në të gjitha aspektet, por që vetëm një herë e gjeti rrugën drejtë rrjetës.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet. Juventus kishte disa mundësia të mira shënimi, derisa Lecce provonte në kundërzbritje.
Ishte i inkuadruari i Max Allegrit që bëri heroin në takim. Nicolo Fagioli me një goditje të bukur nga distanca pas një asistimi të Samuel Iling arriti të mposht Lecce për t'i dhënë epërsinë Juves (73').
Pas golit të pranuar, Lecce nisi të sulmojë pak më shumë dhe kishin një rast shumë të mirë shënimi në përfundimin e ndeshjes përmes Morten Hjulmand, mirëpo nuk e finalizoi.
Pavarësisht që ishte vetëm një gol, Juve arkëton tani tre pikë të rëndësishme duke u ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë me 22 pikë të mbledhura. Ndërsa, Lecce renditët në pozitën e 17-të me tetë sosh.
Në xhiron e radhës, Juventus do ta zhvillojë derbin kundër Interit, derisa Lecce do të jetë mysafir i Udineses.