Juventus me mund siguron ‘biletën’ për në gjysmëfinale, eliminon Sportingun
Juventusi me mund ka arritur ta eliminojë Sporting Lisbonen me rezultat të përgjithshëm 1:2.
Pas fitores 1:0 në “Allianz Stadium”, “Bianconerët” barazuan në udhëtim me rezultat 1:1.
Mesfushori Adrien Rabiot shënoi pas vetëm nëntë minutave lojë pas një asistimi të Alex Sandros për të kaluar mysafirët në epërsi.
Sidoqoftë, vendasit barazuan me anë të Marcus Edwards, që ishte i saktë nga penalltia pas një 11-metërshi të shkaktuar nga francezi - VIDEO.
Tutje ndeshja ishte tejet e baraspeshuar. Sporting kërkoi një penallti pasi u dyshua për një prekje të topit me dorë, por që VAR-i e mohoi.
Juve kishte më shumë raste shënimi duke rrezikuar disa herë me anë të Dusan Vlahovicit, por sulmuesi assesi s’ia doli t’i konkretizojë.
Kurse, Sporting gjithashtu pati disa raste shënimi me anë të Edwards që goditi edhe traversën mirëpo prapë larg finalizimit.
Kësisoj, Juve siguron biletën për në gjysmëfinale ku do të përballet em Sevillan, skuadër kjo që e eliminoi Manchester Unitedin.