Juventus me mund mposht Leccen
Juventus është këndellur nga humbja befasuese që pësoi vikendin e kaluar, duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Lecce.
“Bianconerët” triumfuan me rezultat minimal 1:0 në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.
Juve ishte më e mirë shumicën e kohës, ku kishin një mundësi të mirë shënimi me Federico Chiesan, që dështoi nga afërsia.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, pra me rezultat 0:0 meqenëse asnjëra nga skuadrat italiane s’i finalizoi aksionet.
Ishte Arkadiusz Milik që realizoi golin e vetëm, duke shënuar me kokë pas një asistimi me kokë të Adrien Rabiotit (59’) - VIDEO.
Me këtë fitore, Juve rimerr pozitën e dytë përkohësisht me 13 pikë të mbledhura derisa Lecce renditet në vendin e katërt me 11 sosh.
Në vikend, Juventusin e pret një sfidë jo e lehtë në udhëtim te Atalanta, derisa Lecce e Ramadanit e pret Napolin.