Juventus kryen detyrën ndaj Salernitanas, i bën presion kandidatëve për titull në Seria A
Juventus ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme ndaj Salernitanas.
Pas eliminimit të papritur nga Liga e Kampionëve prej Villarreal, "Zonja e Vjetër" u këndell shpejtë në Seria A, duke triumfuar në shtëpi ndaj Salernitnas me rezultat 2:0.
Paulo Dybala hapi serinë e golave pas vetëm pesë minutave lojë për t'i dhënë epërsinë "Bianconerëve", duke shënuar një gol të bukur pas një topi të pranuar nga Vlahovic (5’).
Ndërsa, golin e dytë, që njëkohësisht ishte i fitores për Juventusin, e realizoi serbi Vlahovic, që realizoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyer te De Sciglio (28’).
Vendasit kishin raste të arta edhe në pjesën e dytë që të shënonin disa herë, por u mungoi konkretizimi, kurse sa i përket mysafirëve provuan disa herë me kundërzbritje, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.
Me këtë fitore, Juventus vazhdon të ndjek titullin edhe pse para disa muajve as nuk u konsiderua si rival. Tani, “Bianconerët” kanë mbledhur 59 pikë, shtatë më pak se lideri AC Milan, derisa Salernitana vazhdon të qëndrojë në fund me 16 sosh.
Kjo fitore është e rëndësishme për skuadrën e Massimiliano Allegrit, të cilët 'ëndërrojnë' të mos e mbyllin këtë edicion pa trofe, edhe pse përpos Scudetto ndodhen në garë edhe për Kupën e Italisë.
Juventus raportohet se në verën e ardhshme do bëjnë një revolucion në skuadër duke larguar shumë yje si Paulo Dybala, Arthur, Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Alvaro Morata për të lëshuar vendin për përforciomet e reja.
Ndërkohë, sa i përket afrimeve, Juventus është në negociata me Antonio Rudiger të Chelseas (u raportua që marrëveshja ishte arritur) dhe Ryan Gravenberch, mesfushori i talentuar i Ajaxit.