Juventus i ‘hakmerret’ Lazios, e fiton gjysmëfinalen e parë - NACIONALE

Juventus i ‘hakmerret’ Lazios, e fiton gjysmëfinalen e parë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Juventus i është ‘hakmarrë’ Lazios për humbjen e parë të pësuar në vikendin e kaluar, duke e mposhtur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

“Bianconerët” dominuan plotësisht për të fituar me rezultat 2:0.

Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar, me dy skuadrat që patën pak raste, ngase ishin më të fokusuar në mënyrë defansive duke mos lejuar krijimin e rasteve.

Megjithatë, Juventusi ishte më konkret në pjesën e dytë duke shënuar dy herë për ta marrë avantazhin në këtë gjysmëfinale.

Federico Chiesa e kaloi Juventusin në epërsi pas një aksioni të bukur, ku u asistua nga Cambiasao (50’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Dusan Vlahovic pas një asistimi fantastik të amerikanit Weston McKennie (64’).

Juventus mund të thuhet se është me një “këmbë” në finale, por ‘biletën’ do t’i duhet ta sigurojë më 23 prill, ku do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese.

Lajme të ngjashme