Juventus fiton miqësoren ndaj Real Madridit - NACIONALE

Juventus fiton miqësoren ndaj Real Madridit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka shënuar fitore komode në ndeshjen e fundit në fazën parapërgatitore duke mposhtur Real Madridin, në Amerikë.

“Bianconerët” fituan me rezultat komod 3:1, sfidë që doli të jetë tejet interesante dhe e barabartë.

Juventus ndërtoi një aksion shumë të shpejtë me Moise Kean që shënoi nga afërsia pas vetëm 48 sekondave, duke përfituar nga një top i kthyer.

Dominimi i italianëve vazhdoi me dyshen amerikane që bashkëpunuan për të dyfishuar rezultatin.

Ishte Weston McKennie që gjeti të harruar Weah, i cili s’e kishte problem të realizonte përballë Courtoisit (20’).

Real Madrid tentoi të këndellet me një gol të bukur të Vinicius Junior, që u asistua për mrekulli nga Toni Kroos (38’).

Sidoqoftë, në kohën shtesë fitoren e vulosi Dusan Vlahovic nga afërsia pas një asistimi perfekt të Soules (90+5’) - VIDEO.

Për të dy skuadrat kjo është miqësorja e fundit në ShBA, pasi tani do të kthehen në Evropë që të vazhdojnë me përgatitjet për edicionin 2023/24.

Real Madrid në xhiron e parë do të ketë punë Athletic Bilbaon, derisa Juventusi me Udinesen.

Lajme të ngjashme