Juventus e bën prioritet transferimin e yllit të Barcelonës
Juventus e ka bërë prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Barcelonës Franck Kessie.
Gjiganti italian ka nisur të përforcohet pas një sezoni zhgënjyes, që përfunduan vetëm në vendin e shtatë në Serie A, pasi iu hoqen1 0 pikë shkaku që thyen rregullat financiare.
Juventus tashmë ka nisur një rindërtim të mesfushës duke njoftuar Arthur Melon, Denis Zakarian dhe Weston McKennie që nuk janë pjesë e projektit.
Ndërsa, për t’i zëvendësuar trajneri Max Allegri ka kërkuar transferimin e Kessies, duke shpresuar ta bindin për rikthimin në Itali vetëm një vit pasi u largua.
Për pesë vite te AC Milan, mesfushori i Bregut të Fildishtë ishte në formë të shkëlqyer por pastaj vendosi t’i lërë “Rossonerët” për t’iu bashkuar Barcelonës si agjent i lirë.
Një marrëveshje me Kessien nuk shihet si e lehtë meqenëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona ose ta provojë Premierligën.
Mirëpo, ndryshimet që kanë bërë katalunasit si prurja e Ilkay Gundogan ka ndikuar që Xavi Hernandez ta njoftojë lojtarin se nuk është pjesë e projektit bazë.
Juventus do të fokusohet plotësisht në çështjen “Kessie” sapo të largojë ndonjë nga lojtarët e lartpërmendur, meqenëse edhe ka arritur marrëveshje me Adrien Rabiot për rinovimin e kontratës.
Barcelona gjithashtu është e hapur për shitjen e Kessies pasi duan të largojnë disa lojtarë për t’i ikur gjendjes së rëndë financiare.