Juventus bindshëm ndaj Frosinones, kualifikohet në gjysmëfinale - NACIONALE

Juventus bindshëm ndaj Frosinones, kualifikohet në gjysmëfinale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke mposhtur bindshëm Frosinonen.

“Zonja e Vjetër” ishte dominuese në të gjitha aspektet, duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0.

Arkadiusz Milik i dha epërsinë Juves pas vetëm 11 minutave lojë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

I njëjtë dyfishoi epërsinë pas një asistimi fantastik të amerikanit Weston McKennie (38’).

Juve kishte edhe një tjetër mundësi të mirë shënimi mirëpo Weah dështoi të shënonte, duke goditur në mesin e portës.

Në pjesën e dytë, polaku e kompletoi het-trikun duke përfituar nga një gabim amator i mbrojtjes dhe e dërgoi për mrekulli brenda rrjetës (48’).

Fitoren e vulosi talenti Kenan Yildiz, që e pranoi topin në mënyrë fantastike dhe me pastaj me një goditje të lehtë e mposhti portierin mysafir (61’).

Nga minuta e parë te mysafirët deri në fillimin e pjesës së dytë ishte kosovari Arijon Ibrahimovic, që ka nisur të gjejë formën nga lëndimi që mori.

Juventus në gjysmëfinale do të takohet me Lazion, skuadër kjo që të mërkurën e eliminoi Romën nga ky kompeticion.

Lajme të ngjashme