Juventus bën ofertë zyrtare për Roberto Firminon
Juventus ka bërë ofertën e parë zyrtare për shërbimet e qendërsulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino.
Braziliani është një ndër yjet e parë që iu bashkuan skuadrës Jurgen Klopp, duke shënuar 98 gola në 327 paraqitje që nga viti 2015.
Por, me arritjen e Darwin Nunez dhe transferimet e më hershme si Diogo Jota, influenca e Firminos është limituar pasi pritet të jetë në stol si zëvendësues.
Firmino edicionin e kaluar shënoi 11 gola në 35 paraqitje, me tre prej tyre në raundin kualifikues të "Reds" në Ligën e Kampionëve.
Juventus është duke shikuar që të shtojë edhe një yll tjetër pranë Dusan Vlahovic që arriti në janarin e kaluar, pasi pas disa viteve pa Scudetto, trajneri Massimiliao Allegri synon ta rikthejë klubin në krye.
Dhe duke pasur parasysh se Firmino është në vitet e fundit të kontratës, si lojtari ashtu edhe klubi duhet të vendosin nëse ia vlen që 30-vjecarit t'i vazhdohet qëndrimi në klub.
Sipas "Tutto Juve", menaxhmenti i "Zonjës së Vjetër" kanë paraqitur një ofertë zyrtare në vlerën e 23 milionë eurove për brazilianin.
Në të kundërt, megjithatë, raportet kanë dalë nga “Liverpool Echo” që thotë se Firmino është ende një anëtar shumë i vlerësuar i skuadrës së Jurgen Klopp, pavarësisht minutave të tij të kufizuara.
Ka zëra për kalimin e Liverpoolit në një sistem më të rrjedhshëm 4-2-3-1, i cili mund ta shohë Firminon të kthehet në pozicionin e tij të mëparshëm në rolin e numrit dhjetë. Këtu ai bëri emër në Bundesligë dhe tërhoqi në radhë të parë Liverpoolin e Brendan Rodgers.
Mbetet për t'u parë se sa i madh do të luajë ose nëse do të nënshkruajë një marrëveshje të re, por Firmino do t'i urohet mirë pavarësisht nga planet e tij të ardhshme.
Liverpool nga ana tjetër deri me tani ka humbur shërbimet e Sadio Manes, andaj ndoshta nuk duan ta lejojnë edhe brazilianin të largohet, derisa Mohamed Salah ka vazhduar kontratën edhe për disa vite.