Juventus bën ofertë për yllin e AC Milanit
Juventus ka bërë ofertë zyrtare për të nënshkruar me mbrojtësin e AC Milanit Pierre Kalulu.
Kalulu edhe pse ka qenë i shkëlqyeshëm sezonin e kaluar te “Rossonerët” vazhdon të mos jetë titullar në ekipin e parë, prandaj është i gatshëm për një aventurë të re.
Megjithatë, lojtari pritet të mbetet në Serie A. Juve ka bërë ofertë zyrtare prej 3 milionë eurove, me opsion blerje për 14 milionë euro në fundin e sezonit.
Kalulu tashmë është pajtuar për t’iu bashkuar “Bianconerëve”, që këtë sezon synojnë t’i japin fund dominimit të Interit në kampionatin italian.
“Juventus ka dërguar ofertë zyrtare te AC Milan për Pierre Kalulu: 3 milionë euro plus 14 milionë euro klauzolë blerje”.
“Kalulu ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.
🚨⚪️⚫️ Juventus have sent official bid to AC Milan for Pierre Kalulu: €3m loan fee plus €14m option to buy clause.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2024
Kalulu has given initial green light to the move. pic.twitter.com/BUASvi7FZT
Përndryshe, ende nuk dihet nëse Milani do ta pranojë këtë ofertë shkaku që preferon që klauzola të jetë obligim blerje.