Jurgen Klopp: S'e kuptoj se si nuk e fituam këtë lojë, Arsenali meritoi humbjen
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se nuk e di si Arsenali fitoi një pikë në “Anfield” pasi e merituan humbjen.
“Reds” barazuan me “Topçinjtë” me rezultat 2:2, sfidë ku minutat e fundit kishin disa raste shënimi.
Pas ndeshjes, Klopp theksoi se nuk e di pse nuk fituan pasi Arsenali e meritoi humbjen.
"Pak tipike për ne këtë sezon. Një lojë e hapur, plotësisht e hapur, ata shënojnë me situatën e parë dhe të dytën. Reagimi ynë ishte i mirë. Ishte një lojë spektakolare në fund. Si nuk e fituam me ato shanse të vona nuk i di”.
“Jam në dyshime mes të qenit i lumtur apo jo. Arsenali ishte i mirë, por mund dhe duhej ta humbiste këtë lojë. Pika për ta është më e mirë.
“Ne kishim momente dhe raste ku nuk i përfunduam situatat. Pak tipike. Ata po fluturojnë kështu që shënojnë me shansin e tyre të parë. Goli që shënuam na ndihmoi masivisht. Në pjesën e parë nuk kishte mbaruar. Ishte një atmosferë e bujshme. Moment i mirë për të marrë golin e barazimit".
“Papritur ne ishim në krye të një loje të egër. E meritonim të paktën një pikë. Nëse Ibou [Konate] do të shënonte me kokë, do fitonim. Ndoshta ai rrëshqiti. Ai kishte një shans, ishte vetëm aty”, përfundoi tekniku gjerman.