Jurgen Klopp për gjyqtarin Paul Tierney: S’e di çka ka kundër nesh - NACIONALE

Jurgen Klopp për gjyqtarin Paul Tierney: S’e di çka ka kundër nesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se gjyqtari Paul Tierney duket se ka diçka kundër ekipit të tij, pas fitores me përfundim dramatik 4:3 kundër Tottenhamit.

Diogo Jota e shënoi golin e fitores në kohën shtesë për të kuqtë, vetëm 99 sekonda pasi Richarlison e kishte barazuar në 3:3 rezultatin për Tottenhamin në një ndeshje në Anfiled ku Liverpooli kishte udhëhequr 3:0 pas vetëm 15 minutave të parë.

Klopp ishte zemëruar pse Tottenhamit i ishte dhënë një goditje dënimi nga e cila erdhi goli i barazimit dhe vrapoi për t’i bërtitur në fytyrë gjyqtarit të katërt pas golit të fitores, por e lëndoi këmbën para bankës së Tottenhamit.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari për mënyrën sesi festoi.

Ne e kemi historinë tonë me Tierney, vërtet nuk e di çfarë ka ai kundër nesh”, tha Klopp për Sky Sports pas ndeshjes.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë telash këtu, por kjo nuk mund të jetë e vërtetë”, shtoi ai.

Unë nuk e kuptoj pse më shikon në atë mënyrë ai. Në Angli askush nuk i sqaron këto situata. Është e vështirë të kuptosh. Çfarë më tha ai mua kur ma dha kartonin e verdhë nuk është në rregull”, nënvizoi ai.

PGMOL, organi përgjegjës për gjyqtarët e Premierligës, tha: “PGMOL është i vetëdijshëm për komentet e bëra nga Jurgen Klopp, pas ndeshjes së skuadrës së tij kundër Tottenhamit”.

“Pasi e kemi rishikuar plotësisht audion e Paul Tierney nga ndeshja e sotme, mund të konfirmojmë se ai u soll në mënyrë profesionale gjatë gjithë kohës, përfshirë kur e ndëshkoi trajnerin e Liverpoolit. Prandaj, ne e hedhim poshtë fuqishëm çdo sugjerim se veprimet e tij ishin jo të pavenda”, thuhet në komunikatë.

Mospajtimet e gjermanit me Tierney nisën vite më parë.

Më 2022, Tierney i kishte thënë Kloppit ta harronte një faull që ai nuk e kishte dhënë kundër Georginio Wijnaldum në një ndeshje kundër Aston Villës.

Një vit më vonë, Klopp i ishte afruar Tierneyt dhe i kishte thënë: “Unë nuk kam telashe me asnjë gjyqtar, vetëm me ty”, pasi Harry Kane i Tottenhamit i kishte shpëtuar një kartoni të kuq para se Andrew Robertson të përjashtohej nga loja në një barazim 2:2.

Lajme të ngjashme