Liverpool fiton dramën e shtatë golave ndaj Tottenhamit dhe ia zë pozitën e pestë në Premierligë - NACIONALE

Liverpool fiton dramën e shtatë golave ndaj Tottenhamit dhe ia zë pozitën e pestë në Premierligë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore të vështirë ndaj Tottenhamit, në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.

Derbi mes dy skuadrave angleze ishte tejet dramatik, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 4:3

Pas vetëm tre minutave lojë, Curtis Jones shënoi një gol të bukur për të kalar në eëprsi Liverpoolin pas një asistimi të Trent Alexander-Arnold.

Liverpool vazhdoi me formën fantastike duke dyfishuar epërsinë dy minuta më vonë me anë të Luis Diaz, që u asistua nga Cody Gakpo (5').

Ndërsa, Mohamed Salah u përkujdes për golin e tretë duke shënuar nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Romero (15').

Pavarësisht këtyre golave të pësuar, Tottenham nuk u dorëzua duke krijuar një aksion të mrekullueshëm me Ivan Perisic që dribloi Van Dijkun dhe harkoi për Harry Kane, i cili ishte i saktë me një goditje vollej nga afërsia (39').

Tottenham ishte më e mirë në pjesën e dytë duke pasur dy raste me anë të Heung-min Son dhe Romeros, por fillimisht të dy dështuan.

Zhvillohej minuta e 77-të kur Romero me një asistim fantastik gjeti të lirë Heung-min Son, që nuk dëshpëroi përballë Alissonit (77').

Mysafirët mahnitën duke barazuar rezultatin me anë të Richarlisonit në kohën shtesë (90+3').

Mirëpo, "Reds" nuk lejuan të lëshojnë pikët nga duart duke kthyer epërsinë, njëkohësisht vulosur fitoren me anë të Diogo Jotas qysh në aksionin tjetër (90+5').

Me këtë fitore, Liverpool tani renditet e pesta me 56 pikë derisa Tottenham bie në vendin e gjashtë me 54 sosh.

Lajme të ngjashme