Jurgen Klopp: Falë zotit s’kam pasur dy sezone të tilla se do të shkarkohesha - NACIONALE

Jurgen Klopp: Falë zotit s’kam pasur dy sezone të tilla se do të shkarkohesha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp e ka pranuar se ai s’do të ishte trajner i Liverpoolit, nëse do t’i kisha dy sezone si ky”, pasi skuadra e tij bëri një tjetër paraqitje tjetër të dobët duke barazuar pa gola me Chelsean të martën.

Liverpool ishte me fat që u larguan nga Stamford Brigde me një pikë, pas një tjetër paraqitje të dobët kundër të kaltërve, që e lë atë në vendin e tetë në tabelën e Premierligës – 29 pikë prapa liderit dhe shtatë pikë top katërshes.

Klopp bëri gjashtë ndryshime nga ndeshja e kaluar që e humbi bindshëm 4:1 kundër Manchester City javën e kaluar, duke pushuar lojtarët kryesorë si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson, për të ndezë një reagim por eksperimenti i tij dështoi.

Pas barazimit pa gola, kur u pyet se nëse ka përjetuar një sezon sikur ky ai u përgjigj: “Jo, fal zotit. Nuk do të isha menaxheri i Liverpoolit nëse do të kisha sezone sikur ky. Duhet ta kalojmë. Kështu është jeta. Duhet të luftosh që të ndryshosh fatin.”

Ai shtoi: “Nuk prisja që një ekip me gjashtë ndryshime të zhvillojë ndeshjen më të mirë të sezonit. Djemtë që hynë e shfrytëzuan mundësinë dhe treguan që janë gati.”

Klopp zgjodhi që të përqendrohej në gjërat pozitive nga ndeshja, duke u zotuar se ekipi i tij nuk do të dorëzohej, ndërsa këmbënguli se performanca e ekipit ndaj Chelsea ishte një hap në drejtimin e duhur.

Mesfusha ishte e lidhur mirë. Ne kishim mundësitë tona përpara. Nuk ishte spektakolare. Ishte një hap. Kjo është ajo që duhet të bëjmë- të shkojmë hapa. Ndonjëherë hapa të vegjël. S’mund të flasim për qëllimet që kemi nëse nuk marrim pikë. Nuk dorëzohemi, do të luftojmë. Mund të flasim shumë por duhet të tregojmë. Ne pamë një hap në drejtimin e duhur sonte. Disa kishin nevojë për pushim.”

Pas dy rezultateve dëshpëruese, udhëtimi i Liverpoolit nuk do të bëhet më i lehtë sepse do të ndeshen me liderët, Arsenalin, të dielën./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme