Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajner i Tottenhamit
Ish trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajneri i ri Tottenhamit.
Spurs janë pa trajner që kur shkarkuan Antonio Conten në mars, pasi tekniku italian kritikoi lojtarët dhe drejtuesit e klubit.
Nagelsmann ishte në listën e Tottenhamit si pasues i mundshëm, por shkaku që kanë ngecur negociatat skuadra londineze nuk do ta konsiderojë më si opsion.
Kësisoj, Tottenham vazhdojnë të kërkojnë pasuesin e Contes me ish futbollistin Ryan Mason që momentalisht ka marrë përkohësisht këtë pozitë.
Sipas gazetarit Guillem Balague, trajneri i Brightonit Roberto de Zerbi pëlqehet nga Tottenham dhe Vincente Kompany i Burnley, por ky i fundit rinovoi kontratën javë më parë.
Nagelsmann që u shkarkua nga Bayerni më 24 mars gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsean, por pastaj e refuzoi pozitën e ofruar.
Nagelsmann vlerësohet si një nga trajnerët më premtues duke qenë në kreun e Hoffenheim në moshën 28-vjeçare para se të kalonte te RB Leipzig, që i drejtoi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ai pastaj iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2021 duke fituar titullin e Bundesligas dhe dy kupat në Gjermani në vitin e parë.

