Jules Kounde i shtohet listës së lëndimeve te Barcelona - NACIONALE

Jules Kounde i shtohet listës së lëndimeve te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Jules Kounde do të mungojë për një kohë, pas lëndimit që pësoi në gju.

Francezi u detyrua të largohet nga fusha në barazimin e të dielës kundër Granadas.

Barcelona përmes një komunikate zyrtare shkroi: “Testet këtë të hënë në mëngjes kanë zbuluar se Jules Kounde ka ndrydhur ligamentin anësor në gjurin e tij të djathtë dhe mbrojtësi francez nuk do të jetë në gjendje të luajë derisa të shërohet lëndimi”.

"Kjo gjithashtu do të thotë se ai do të humbasë të luajë për vendin e tij gjatë pushimit ndërkombëtar”.

Kësisoj, Kounde do të jetë një tjetër mungesë e Francës për ndeshjet ndaj Holandës dhe Skocisë.

Francezi ka zhvilluar të 11 ndeshjet për Barcelonën këtë sezon, duke qenë titullar dhe bëri paraqitjen e 50-të kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Kështu, problemet për trajnerin Xavi Hernandez veçse shton meqenëse janë pa yje si Pedri, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Robert Lewandowski.

Lajme të ngjashme