Jude Bellingham shpjegon sa afër ishte t’i bashkohej Liverpoolit - NACIONALE

Jude Bellingham shpjegon sa afër ishte t’i bashkohej Liverpoolit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jude Bellingham thotë se transferimi te Liverpool nuk ishte shumë i afërt pavarësisht spekulimeve të shumta në vitin 2023.

Ylli anglez u largua nga Borussia Dortmundi në korrikun e vitit 2023 për t’iu bashkuar Real Madridit, sidoqoftë interesim të madh kishte edhe Liverpooli.

Bellingham tani ka treguar prapaskenat duke konfirmuar se nga fillimi ishte i interesuar për të kaluar në Madrid.

“Kalimi te Liverpooli nuk ishte aq i afërt sa thonë. Kishte bisedime. Dortmundi bisedoi edhe me disa klube tjera”.

“Por, kur Madridi të telefonon, atëherë dridhet e tërë shtëpia. Nuk është që klubet e tjera nuk janë të mira, mirëpo Madridi është në nivel tjetër”.

“Liverpooli? Janë të parët në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, kanë skuadër të mirë. E kanë arritur nivelin e radhës... do të jetë një test i mirë”.

Ndërkohë, Bellingham refuzoi të komentojë afrimin e mundshëm të mikut të tij, Trent Alexander-Arnold në “Santiago Bernabeu”.

“Luaj me të te kombëtarja, kjo është e garantuar. Është lojtar i Liverpoolit dhe të flasim për të ardhmen e tij është mosrespekt”.

“Gjëja më e rëndësishme është ta largojmë presionin nga ai. Është mik i imi i mirë dhe i uroj më të mirat, përpos të mërkurën”.

Reali ndërkohë duket se ka nisur këndelljen, ku ka fituar bindshëm dy ndeshjet e fundit por testi i vërtetë do të jetë sonte në “Anfield”.

Lajme të ngjashme