Jude Bellingham këshillohet ta refuzojë rikthimin në Premierligë dhe t'i bashkohet Real Madridit - NACIONALE

Jude Bellingham këshillohet ta refuzojë rikthimin në Premierligë dhe t'i bashkohet Real Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti anglez Sol Campbell ka këshilluar mesfushorin Jude Bellingham që ta pranojë ofertën e Real Madridit këtë verë dhe të refuzojë kalimin në Premierligë.

"Reds" që një kohë janë të interesuar për shërbimet e anglezit, me trajnerin Jurgen Klopp që është një admirues i lojtarit.

Ndërkohë, Manchester United dhe City gjithashtu janë duke e shikuar situatën, por Real Madrid po shihet si favoriti kryesor.

Campbell mendon se Bellingahm duhet t'i refuzojë klubet angleze dhe t'i bashkohet gjigantit spanjoll në mënyrë që të përmirësohet.

"Jude Bellingham është një ndër talentët dhe me mënyrën si luan, nëse shkon në drejtimin e duhur, ai do të jetë perfekt për Real Madridin sepse është shumë i ri".

"Ai është shumë përpara në shumë gjëra, thjesht ka nevojë për klubin dhe trajnerin e duhur që ta udhëzojë për drejtimin e duhur sepse ndonjëherë shkon në drejtimin e gabuar dhe humbet disa vite talenti".

Campbell tutje shtoi: "Nëse shkon në Madrid, ai do ta përmirësojë skuadrën, por klubi gjithashtu mund ta mbajë për të ardhmen. Është klub që di si të bëjë me lojtarët e rinj, sigurohen që ata të vazhdojnë drejtë dhe të përformojnë".

"Dhe në Real Madrid nëse je i mirë, qëndron për një kohë të gjatë. Ata janë shumë të mirë për të mbajtur lojtarë dhe Bellingham është një ndër lojtarët më të mirë të rinj. Do të ishte perfekt, sigurisht në fillim do të ishte vështirë sepse është ende i ri dhe Reali është klub shumë i madh, andaj duhet ta mbash presionin, por sapo të mësohesh je në rregull".

Borussia Dortmund në anën tjetër kërkon plot 150 milionë euro për ta lejuar anglezin të largohet në verë.

Lajme të ngjashme