Jude Bellingham gjithnjë e më afër Real Madridit, marrëveshja pritet të finalizohet brenda muajit
Real Madrid është në negociata të avancuara për të nënshkruar me talentin Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
Vlera ende nuk është caktuar, por gjiganti madrilen shpreson ta mbyllë për një marrëveshje 130 milionë funtesh.
Bellingham ka qenë ndër emrat më të përmendur për afatin kalimtar veror pasi top gjigantët evropianë ishin të interesuar për shërbimet e anglezit. Liverpool deri vonë ishte favorit por pastaj u larguan nga gara shkaku i buxhetit.
Sidoqoftë, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Real Madrid është afër të arrijë marrëveshje me lojtarin dhe që ka caktuar një takim me Borussia Dortmundin për ta mbyllur tërë marrëveshjen.
Përpos kësaj, anglezi thuhet se po e pëlqen projektin e skuadrës madrilene andaj ekziston mundësia që gjithçka të përfundojë brenda muajit.
Manchester City dhe Manchester United vazhdojnë të jenë në garë për shërbimet e 19-vjeçarit mirëpo dëshira e Bellinghamit momentalisht është transferohet në "Santiago Bernabeu".
Romano gjithashtu shtoi se rol kyç ka pasur shefi Juni Calafat që është takuar disa herë me babain e lojtarit dhe e ka bindur që një lëvizje është hapi i duhur duke krijuar një mesfushë me Aurelien Tchouameni dhe Edouardo Camavingan.
Toni Kroos gjithashtu ka vazhduar edhe për një edicion, derisa një rrugë të tillë do ta ndjek edhe mesfushori Luka Modric.
Real Madridi këtë edicion ka humbur titullin e La Liga-s, me Barcelonën që mund të shpallet zyrtarisht kampion në vikend, por përballen me Man Cityn në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Mbretit ndaj Osasunas.