Jude Bellingham futbollisti më i mirë deri në 21 vjeç
Mesfushori fantastik i Real Madridit, Jude Bellingham, ka fituar çmimin Kopa, që jepet për futbollistin më të mirë deri në 21 vjeç.
Bellingham po kalon në formë fantastike, ndërsa sezon shumë të mirë kishte edhe te Borussia Dortmund, nga ku u transferua për një shifër të majme te Real Madridi.
Ai në konkurrencë për këtë çmim mposhti lojtar tjerë të talentuar si Pedri, Jamial Musiala, Gavi e Camavinga.