Jude Bellingham e fiton çmimin ‘Golden Boy’ për vitin 2023
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, e ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ apo ‘Djaloshi i artë’ për vitin 2023, fal paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme për Borussia Dortmund, Real Madrid dhe Kombëtaren e Anglisë gjatë këtij viti kalendarik.
Çmimi Golden Boy i jepet çdo vit futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeç dhe u krijua nga gazeta italiane Tuttosport në 2003, me gazetarët që votuan për fituesin. Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë Wayne Rooney (2004), Lionel Messi (2005) dhe Paul Pogba (2013), ndërsa vitin e kaluar e fitoi Gavi i Barcelonës.
Ky çmim për Bellingham pason atë të trofeut Kopa në çmimet e Topit të Artë në tetor, ku ai u njoh si lojtari më i mirë nën-21 në futbollin botëror.
Përveç triumfit në trofeun Kopa, Bellingham përfundoi i 18-ti në Topin e Artë, bazuar në paraqitjet e tij për klubin e tij të mëparshëm, Borussia Dortmund.
Bellingham u transferua në Real Madrid nga Dortmundi më herët në afatin kalimtar të verës dhe deri më tani ka fituar lavdërime për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, pasi ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar tre herë në 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Gjatë sezonit aktual, ai u bë lojtari i dytë në historinë e Real Madridit që shënon në tre ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi për skuadrën e tij si mysafir ndaj Braga muajin e kaluar, me vetëm Christian Karembeu në 1998 që arriti të njëjtën gjë.
Reprezentuesi anglez arriti të shmangë konkurrencën nga një sërë kandidatësh, përfshirë Rasmus Hojlund, Jamal Musiala dhe Benjamin Sesko, për të marrë çmimin prestigjioz.
Katër lojtarë të Premierligës u nominuan – Hojlund i Manchester United, mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, mbrojtësi i majtë i Bournemouth, Milos Kerkez dhe sulmuesi i Brighton, Evan Ferguson.
Lista e plotë e të nominuarve:
Jude Bellingham (Real Madrid)
Jamal Musiala (Bayern Munich)
Xavi Simons (RB Leipzig)
Antonio Silva (Benfica)
Alejandro Balde (Barcelona)
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)
Benjamin Sesko (RB Leipzig)
Giorgio Scalvini (Atalanta)
Rasmus Hojlund (Manchester United)
Levi Colwill (Chelsea)
Johan Bakayoko (PSV Eindhoven)
Milos Kerkez (Bournemouth)
Arthur Vermeeren (Antwerp)
Evan Ferguson (Brighton)
Lucas Gourna-Douath (FC Salzburg)
Warren Zaire-Emery (Paris Saint-Germain)
Ousmane Diomande (Sporting Lisbon)
Arnau Martinez (Girona)
Mathys Tel (Bayern Munich)
Andy Diouf (Lens)
Arda Guler (Real Madrid),
Bilal El Khannouss (Genk),
Martin Baturina (Dinamo Zagreb)
Joao Neves (Benifca)
Lamine Yamal (Barcelona).
🚨⭐️ OFFICIAL: Jude Bellingham wins the Golden Boy Award as best talent in the world for 2023!@GoldenBoyAwards will be delivered in Turin on December 4. pic.twitter.com/defzlhULBJ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 17, 2023
