Jude Bellingham: Dua të qëndroj për 10 ose 15 vite te Real Madridi - NACIONALE

Jude Bellingham: Dua të qëndroj për 10 ose 15 vite te Real Madridi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jude Bellingham insiston se dëshiron të qëndrojë te Real Madrid për një kohë të gjatë.

20-vjeçari iu bashkua skuadrës madrilene në verë, duke nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare.

Duke folur për “Channel Four”, Bellingham zbuloi se po shpreson të kalojë dekadën e ardhshme te Real Madridi.

Që disa muaj jam duke punuar që të hyjë në kohë brenda zonës pasi po arrij me një uri të madhe”.

Me transferimin e madh fakti është se duhet të arrij, qoftë gol ose asistime ose me ndonjë paraqitje ku do ta fitojë lojtarin e ndeshjes”.

Është klubi ku dua të jem për 10 deri në 15 vitet e ardhshme. Më pëlqen shumë aty”.

Carlo e tha pozitën ku me sheh, 100 për qind. Kur je pranë atyre lojtarëve me kualitet dhe këso mentaliteti, të dërgon ty në një nivel tjetër qoftë psiqik ose teknik”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Bellingham asistoi në fitoren e Anglisë ndaj Italisë, ku me ato tre pikë “Tre Luanët” siguruan avancimin tutje në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Bellingham do të rikthehet në fushë në vikend në përballjen e rëndësishme kundër Sevillas.

Lajme të ngjashme