Juanflatroo i bashkohet Sinnopsyyt në organizatën britanike, nënshkruan me Into the Breach
Organizata me bazë në Britani të Madhe, Into the Breach, ka njoftuar nënshkrimin e radhës. Bëhet fjalë për një tjetër kosovar, e ai është Flatron 'juanflatroo' Halimi, i cili i bashkohet Dionis 'sinnopsyy' Budecit dhe Owen 'smooya' Butterfield.
Kjo organizatë bëri bujë me një kualifikim në garën më prestigjioze në CS:GO, por shpejt i erdhi fundi, teksa tani kanë vendosur të kthehen në skenë me lojtarë të rinj.
Dyshja kosovare do të bashkohen sërish me një skuadër, duke vazhduar rrugëtimin së bashku, që fillimisht e nisën në vitin 2019 me një skuadër të përzier, për të nënshkruar me Secret.
Flatroni dhe Dionisi luajtën së bashku edhe në BLINK, Bad News Eagles, e më pastaj nënshkruajtën me Guild Eagles, por që me këta të fundit dështuan të kualifikoheshin në PGL Major në Kopenhagë në fillim të vitit dhe me organizatën ndanë rrugët në muajin maj.
Pavarësisht mungesës së rezultateve gjatë gjysmës së parë të 2024, juanflatroo mbeti një 'frager' i fortë dhe ka një vlerësim mesatar prej 1.10 në 98 maps të lojës.
"Gëzohem që jam pjesë e këtij projekti të ri me njerëz të uritur për sukses," shkroi juanflatroo në X. "Jam shumë i emocionuar për të ardhmen. Mezi pres të futem në server dhe të punoj."
Glad to be part of this new project with hungry people, really excited for the future ahead, can’t wait to get in the server and put in the work. 🎉 https://t.co/NeEWCZeEVf
— juanflatroo (@juanflatrooo) June 14, 2024
Pas nënshkrimit të Juanflatroo, Into the Breach ka edhe dy vende të mbetura, para se të finalizojnë ekipin e ri, ku natyrisht do të emërohet edhe një trajner.
Skuadra e Into the Breach për momentin
Owen "smooya" Butterfield;
Dionis "sinnopsyy" Budeci;
Flatron "juanflatroo" Halimi.